Chris Brown ka habitur të gjithë me atë se si e quajti Rihannën në një koment.
Rihanna ka publikuar imazhe nga kampanja e re e të brendshmeve “Savage X Fenty”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja u shfaq tejet joshëse e veshur në të brendshme të bardha, kësaj radhe erdhi më në formë se kurrë më parë.
Në mesin e shumë komenteve, gjithë vëmendjen e mori ai i ish-të dashurit të saj, reperit Chris Brown.
“Vazhdo të ngritesh, mbretëreshë”, ka shkruar ndër të tjera Chris Brown, duke e lutur ta publikojë më shpejtë këngën e re.