Fjalë Kyçe

E kanos me vrasje dhe publikim të fotove intime nëse nuk e vazhdojnë lidhjen

E kanos me vrasje dhe publikim të fotove intime nëse nuk e vazhdojnë lidhjen

Të hënë në Obiliq një grua ka raportuar se është shantazhuar nga ish i dashuri i saj me publikim të fotografive intime dhe kërcënuar me vrasje në mënyrë që ta vazhdojnë lidhje.

“Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar (gjatë viteve 2021-2023) dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur me herët i dyshuari do t’i publikon fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.