Sot rreth orës 14:30 ka pasur një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë. Këtë e ka konfirmuar policia rajonale e Prishtinës për Gazetën Express.
Bazuar në ekzaminimet fillestare si dhe në konstatimet që janë marrë nga ekipi mjekësor në vendngjarje, dyshohet që të ketë ardhur si pasojë e një komplikimi shëndetësor(infarkt) që ngasësi i automjetit ka pësuar. Kjo ka bërë që vozitësi në mënyrë të ngadalësuar të devijojë nga rruga.
Viktima A.B. 65 vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorinë janë duke punuar në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.