Ben Needham, është një djalë nga Britania i cili rezulton i humbur prej që prej 25 vitesh.
Nëna e tij, Kerry foli për mediet atje, pasi policia kishte vendosur të bënte sërish gërmime në vendin ku i mituri u pa për herë të fundit.Policia ka vendosur të zhvillojë serish gërmime në vendin kur ai është parë për herë të fundit ka deklaruar mamaja e tij për median.Sipas autoriteteve britanike, Ben me shumë gjasë vdiq në një aksident pranë vendit ku u zhduk.
Sipas Policisë së Yorkshire, tashmë hetimet janë fokusuar te zhdukja e të voglit, si pasojë e një vrasje aksidentale.Gjatë asaj kohe, pas shtëpisë së familjes Needham që po rinovohej, kishte disa makineri të rënda që po përdoreshin për të pastruar tokën.Një prej hetuesve, që është marrë dhe vijon të merret me çështjen në fjalë, tha:
“Është besimi im profesional që Ben Needham vdiq si pasojë e një aksidenti pranë shtëpisë në Iraklis, ku ai ishte parë për herë të fundit duke luajtur”.Një mik i shoferit që punonte me ekskavator ditën që u zhduk i vogli, tha se ky i fundit ishte përgjegjës për vdekjen e Ben. Ishte kjo deklaratë që nxiti kërkime të reja në zonë.Shoferi Konstantinos Barkas vdiq nga kanceri në vitin 2015.Një grup specialistësh prej 19 personash shkuan në zonë dhe prej 21 ditësh vijuan kërkimet. Ata gjetën një send të Ben, që ia treguan edhe familjes së tij.Kjo, sipas ekspertëve, përforcon edhe më shumë idenë se ai është vrarë pikërisht në këtë zonë.
Familja e tij nuk beson më se Ben mund të jetë rrëmbyer. Duke folur për “Daily Mirror”, nëna e tij Kerry tha: “Ata e dinë që ka vdekur, por nuk po arrijnë të gjejnë trupin e tij”. Ajo tha se ishte e ndërgjegjshme tashmë që djali i kishte vdekur.