Fjalë Kyçe

E konfirmon presidenca: Thaçi nuk e dekreton Projektligjin për Paga

E konfirmon presidenca: Thaçi nuk e dekreton Projektligjin për Paga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka dekretuar Projektligjin për Pagat.

Mirëpo, pas përfundimit të afatit ligjor ky projektligj ka hyrë në fuqi në mënyrë të heshtur.

Në një përgjigje nga Zyra e Presidencës thuhet se në të ardhmen e afërt do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe do t’i bëjnë plotësimet e nevojshme.

“Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës, shkruan KP.

Afati i fundit për  dekretimin e Projektligjit për Paga nga ana e Presidentit ka qenë dje në orën 24:00.

Ligji i Pagave është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt.