Fjalë Kyçe

E kritikuan ashpër për urimin që bëri për pavarësinë e Kosovës, Oriola Marashi sqaron gjithçka

E kritikuan ashpër për urimin që bëri për pavarësinë e Kosovës, Oriola Marashi sqaron gjithçka

Me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ditën e djeshme, modelja Oriola Marashi kishte uruar qytetarët për këtë ditë, por urimi i saj ishte keqkuptuar.

Oriola Marashi uroi publikisht shtetin kosovar përmes një postimi në Instastory. “Urime Kosovë, u bofsh Shqipni”, shkruhej në urimin e bërë nga Oriola.

Por shumë persona i janë kundërvënë modeles, duke i thënë se Kosova s’kishte pse të bëhej si Shqipëria. Pas këtyre kritikave, ka reaguar ashpër Oriola. Përmes një statusi në Instastory, ajo ka treguar se urimi i saj është keqkuptuar.

“Hey, unë nuk thashë ishalla Kosova bëhet si Shqipëria sepse në këto momente Kosova mund të ketë disa gjëra më të mira në drejtim apo në mënyrën sesi janë bërë zgjedhjet vendore dhe ju përgëzojmë për këtë fakt! Ideja ishte që Kosova të bëhet Shqipëri e madhe, të bëhemi 1 dhe e kam ëndërr këtë gjë. Pavarësisht se kjo mbase nuk do ndodhi kurrë, Kosova është dhe ka për të mbetur pjesë e Shqipërisë së Veriut dhe historinë nuk mund ta ndryshojmë dot! Po kjo nuk ju jep të drejtë të ofendoni dhe të thoni që Shqipërinë e ka mbyt kriminaliteti dhe dhuna, pavarësisht se kjo gjë mund të jetë e vërtetë. Të jesh patriot do të thotë t’i qëndrosh parimeve të tua në të mirë e në të keq. Mos harroni që Shqipëria ka derdhur gjak për pavarësinë e Kosovës njësoj siç ju ndihmuat me gjithçka kur ne na ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Për mendimin tim, ai kufi nuk ekziston, kemi një gjak, një gjuhë, një flamur. Nuk ka nevojë për komente ofenduese sepse Shqipëria ka njerëzit më të mirë në botë dhe pyll pa derra nuk ka! Gëzuar edhe njëherë, paqe dhe dashuri! Shqipëri dhe Kosovë nuk jemi 1 vetëm për ndeshje apo kur na intereson ne, ok?”, përfundon Oriola.