Fjalë Kyçe

E kritikuan se shkeli rregullat anti-COVID në ditëlindjen e Besit, reagon Arbana

E kritikuan se shkeli rregullat anti-COVID në ditëlindjen e Besit, reagon Arbana

Arbana Osmani i kthehet ndjekëses që e kritikoi për pjesëmarrjen në ditëlindjen e Bes Kallakut.

Aktori Bes Kallaku ditë më parë festoi ditëlindjen, meqë rast përkundër pandemisë, vendosi që ta festojë bashkë me miqtë e familjarët e tij, shkruan lajmi.net.

Por, kjo ndejë doli mollë sherri për të pranishmit, ngase bashkë me Besin dhe pronarin e lokalit ku po mbahej ndeja, ata u gjobitën nga policia.

Ndjekësit në rrjete sociale, kanë kritikuar të pranishmit për pjesëmarrje në ndejë në kohë pandemie.

Moderatorja Arbana Osmani ishte njëra prej të pranishmeve në këtë festë, e cila nuk iu shpëtoi kritikave të ndjekësve.

“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top-radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve “kini kujdes” dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë”, shkruan komentuesja.

Ndërsa, moderatorja nuk përton t’i përgjigjet “Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”.