Fjalë Kyçe

“E la në mes të rrugës të shtypur”, e motra e viktimës kërkon drejtësi, shoferi në arrati

“E la në mes të rrugës të shtypur”, e motra e viktimës kërkon drejtësi, shoferi në arrati

Leonara Deda motra e viktimës së aksidentit që ndodhi 3 ditë më parë në autostradën Laç- Fushë Krujë, ku humbi jetën një 54-vjeçare, kërkon drejtësi.

Ndonëse kanë kaluar 3 ditë shoferi i makinës që e përplasi është ende në arrati.

“E la në mes të rrugës të shtypur. Të paktën me u ndal se njeriu edhe një qen me shtyp ndalet. Ai të paktën të ishte interesuar për këtë person kush është a ka vdekur a s’ka vdekur”, tha mes të tjerash e motra.

Policia e Lezhës ka marrë kamerat e sigurisë në tentative për të identifikuar mjetin që i mori jetën 54-vjeçares.