Një grua është martuar me vetveten pasi është mërzitur e lodhur duke pritur që të shfaqet i dashuri “i duhur” për t’u martuar.
Një instruktore fitnesi 40 vjeçare, Laura Mesi nga Italia, ka bërë një pakt me veten që nëse nuk e takon ‘të duhurin’ deri t’i bëjë 40 vjet, ajo do të martohej me veten, e kjo është pikërisht ajo se çfarë ka bërë Mesi, transmeton koha.net.
Pas 20 vitesh kërkimi, ajo më në fund hoqi dorë, e vendosi që ta çojë veten drejt altarit.
Duke folur për gazetën Italiane “La Repubblica”, Mesi tha:
“U kam thënë shoqërisë e familjes që nëse nuk e gjej shpirtin tim binjak deri në ditëlindjen e 40-të, unë do të martohem me veten”.
Edhe martesa e saj ishte shumë kushtueshme, me një fustan nusërie që ka kushtuar 10 mijë euro, unazë speciale madje edhe torte martesash të bërë me një fotografi të gjatë të saj.
Ajo kishte shtatëmbëdhjetë të ftuar për ditën e saj të rëndësishme, e në dasmën e saj kishte edhe ushqim e pije të shumta, kërcim e madje kishte edhe shishe të shampanjës në cilat ishte e shkruar “Single”.
Ajo madje ka planifikuar muajin e mjaltit për në Egjipt.
Pavarësisht se ndjehet e lumtur për ceremoninë e saj, Mesi gjithashtu ka pranuar se nëse e takon ndonjëherë “të duhurin”, ajo do të ndihet e lumtur që të divorcohet me veten e saj për burrin e vërtetë.