Fjalë Kyçe

E mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Për ne filloi drejtësia, për Vukotiqin filloi një epokë e re në qeli

E mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Për ne filloi drejtësia, për Vukotiqin filloi një epokë e re në qeli

Ditë historike dhe triumf i drejtësisë ndaj krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësua dënimi i Zoran Vukotiqit për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Shyhrete Tahiri-Sylejmani e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë thotë se për Vukotiqin sot nis një epokë e re në qeli, njofton Klankosova.tv.

“Sot është një ditë dhe epokë e re për të gjithë ne të mbijetuarit e luftës. Prej emocioneve që kam sot edhe fjalët më janë tretë”.

“Sot fillon epoka dhe drejtësia për shpirtin tonë dhe mund të them lirshëm se edhe krimineli që është në qeli edhe për të do të fillojë një epokë e re”, u shpreh Tahiri-Sylejmani.