Fjalë Kyçe

E moshuara britanike e kapur me drogë, bëhet gati për skuadrën e pushkatimit në Indonezi

E moshuara britanike e kapur me drogë, bëhet gati për skuadrën e pushkatimit në Indonezi

64 vjeçarja britanike Lindsay Sandiford ashtu si shumë gjyshe të tjera kalon kohën duke bërë triko me shtiza, por ndryshimi me të tjerat është se ajo e bën këtë prapa hekurave, në Indonezi.

Sandiford është dënuar me vdekje për trafik drogash në 2013 dhe mbetet në pritje të ekzekutimit në ishullin indonezian të Bali.

Ajo ka kaluar tashmë tetë vjet në burgun famëkeq Kerobokan në ishullin e mrekullueshëm turistik ndërsa disa tentativa apelimi kundër fatit të saj mizor deri tani kanë dështuar.

Ish-sekretarja ligjore i ka shpenzuar prej kohësh fondet e saj dhe vetëm pret ditën surprizë kur autoritetet do t’i thonë se ekzekutimi i saj është gati.

Sipas ligjit indonezian, para skuadrës së pushkatimit ajo do të mund të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë në këmbë ose ulur para ushtarave.
Ushtarët në këto raste marrin në shënjestër zemrën e të burgosurit dhe nëe ndonjëri i mbijeton të shtënave, komandanti i skuadrës duhet ta qëllojë në kokë.

Indonezi akryen rrallë ekzekutime dhe shumica e të burgosurve duhet të presin deri në 10 vjet për vdekjen.
Lindsay, nga Redcar ka punuar në menaxhim në kompaninë ligjore Cheltenham, por ajo mbeti pa punë e u nda nga burri dhe në 2012 mendoi të vendosej në Indi.

Nëna e dy fëmijëve nuk u kthye kurrë në shtëpi pasi kur mbërriti në Bali nga kryeqyteti Bangkok i Tailandës më 19 maj 2012, u arrestua me një sasi të madhe kokaine në bagazhe.

Fillimisht Lindsay tha se ishte detyruar të transportonte drogat nga një bandë që kërcënonte të vriste familjen e saj.

Por kur iu njoftua se mund të merte dënimin me vdekje ajo ndryshoi historinë duke thënë se transporti i drogës ishte kërkuar nga një koleksionst britanik që jeton në Bali, Julian Ponder, dhe partnerja e tij Rachel Dougall.

Sandiford pranoi të merrte pjesë në një operacion infiltrimi të policisë për kapjen e dyshes.

Por nuk kishte prova për lidhje të çiftit me drogën dhe ata u akuzuan vetëm për shkelje të vogla.

Nderkohe Lindsey thurr triko me shtiza dhe u ka mesuar talentin e saj dhe te burgosurave te tjera.