Fjalë Kyçe

Gjilan/ E ndal policia, ikën ta fshehë revolen në WC

Gjilan/ E ndal policia, ikën ta fshehë revolen në WC

Organet e rendit kishin ndaluar një veturë të hënën në Gjilan, e cila i kishte thyer rregullat e trafikut.

Por, derisa policia po shqiptonte tiketën për kundërvajtje ndaj shoferit, pasagjeri u largua për të fshehur një pistoletë, që e kishte me vete në veturë.

Më pas, policia iu vu në ndjekje, kur në një lokal arriti të kapë të dyshuarin, i cili në tualetin e lokalit kishte tentuar ta fshehë armën.

Arma e konfiskuar ishte pronë e vozitësit të automjetit.

Ndërsa, shoferi dhe pasagjeri janë arrestuar.