Bukuroshja shqiptare Kleoniki Delijorgji, së shpejti do të vie me një këngë, shkruan GazetaAlo.
Kleoniki përveç që është modele, ajo ushtron edhe artin e të kënduarit.
Ajo ka qenë pjesëmarrëse në klipin e këngëtarit të njohur, Butrin Imeri, në këngën ‘Xhanëm’.
Por lajmin që do e lansojë një këngë së shpejti e bëri të ditur përmes një storje në Instagram.
Ajo për më tepër, dha detaje se kënga do të jetë e zhanrit ‘Pop’.
Për artisten do të jetë paraqitja e saj e parë si një këngëtare, dhe fansat me padurim presin lansimin e këngës./GazetaAlo/