Eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampioneve ka zemëruar zyrtarët të klubit.
Presidenti i skuadrës, Florentino Perez, ka pasur një debat të ashpër me lojtarët pas ndeshjes turpëruese që zhvilluan kundër Ajax, përcjell gazeta Marca.
Presidenti vazhdoi për disa minuta të debatoj në zhveshtore, duke sulmuar lojtarët për mungesën e përkushtimit, duke shkuar aq larg sa që ka përdorur termin “ndihem i turpëruar”.
Në atë pikë, Ramos u përgjigj, duke akuzuar Perezin dhe bordin për planifikim të dobët dhe duke i fajësuar ata për sezonin katastrofal.
“Më paguani dhe unë do të largohem”, tha kapiteni në nxehtësinë e debatit. Dhe pastaj, duke parë drejtpërdrejt presidentin, Ramos vazhdoi “Unë kam dhënë gjithçka’ për këtë klub, madje edhe për ty”.
Ndryshe, Reali sot është raportuar se po përgatitet për një revolucion në ekip ku do të ketë ndryshime të mëdha te lojtarët dhe stafi teknik./GazetaAlo