Fjalë Kyçe

E paimagjinuar: 74 vjeçares i ndryshoi jeta shkaku i kësaj fotografie

E paimagjinuar: 74 vjeçares i ndryshoi jeta shkaku i kësaj fotografie

E tërë historia e këtij tregimi të bukur nisi në verën e vitit 2011, në Hoi An të Vietnamit, kur fotografi francez Rehahn, qëndroi si turist në këtë vend dhe takoi Bui Thi Xong, një grua vietnameze 74-vjeçe.

Bui Thi Xong një grua vietnameze 74-vjeçe  shumë shpejt u bë figura ikonike e Vietnamit falë një portreti të saj, të cilin e kishte realizuar fotografi francez Rehahn.

Gruaja 74-vjeçare me varkën e saj të vjetër i kishte ofruar transport fotografit francez, ndërsa kur ai kishte tentuar të fotografonte atë  reflekset e një gruaje të turpshme kishin bërë që ajo të mbulonte fytyrën me duar, megjithatë fotografia u bë, dhe jeta i ndryshoj nga ajo fotografi, transmeton gazetametro.net

Fotografi francez Rehahn ilustroi librin e tij, “Vietnami, mozaiku i kontrasteve”, sepse dëshironte të prezantonte kënaqësinë e jetës në këtë vend, përkundër moshës së vjetër dhe varfërisë.

Pas 6 muajsh, libri pati sukses të madh. Bota njohu bukurinë e fshehur prapa fotografisë, ndërsa zonja Xong u ftua në shumë programme televizive dhe shumë shpejt u shndërrua në femrën më të popullarizuar të vendit.

Tash ajo ka varkën e re, që ia bleu Rehahn, e cila i siguron më shumë turistë, e njëkohësisht, dhe më shumë të ardhura, duke jetuar një jetë që kurrë s’e kishte imagjinuar.