Fjalë Kyçe

E papritur/ Konkurrentja e ‘Love Story’ puth në buzë Robert Berishën

E papritur/ Konkurrentja e ‘Love Story’ puth në buzë Robert Berishën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në emsionin “Love Story Talk” teksa një nga konkurentet ka puthur të ftuarin.

I ftuari ka qënë artisti Robert Berisha dhe mesa duket një nga konkurrentet ka pasur një pëlqim shumë të madh për të. Kleona Tela është emocionuar jashtë mase nga prezenca e tij në studio sa ka bërë që moderatori Eni Shehu t’i sugjerojë ta puthë më mirë Robertin që të heqi emocionet.

“Shko puthe njëherë të heqësh gjithë merakun”, i ka thënë Eni.

Ajo është ngritur menjëherë dhe ka pyetur se ku mund ta puthi Robert Berishën.

Kleona: Ku ta puth?


Eni Shehu: Puthe ku të duash vetëm qetësohu.

Kleona: Se di a më pranon apo jo?

Mesa duket Roberti nuk ka pasur aspak komplekse dhe i ka thëën ta puthë ku të ketë dëshirë.

“Ku të duash zemër…”, i tha Roberti.

Kleona e ka puthur në buzë dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, por edhe nga konkurrentët e tjerë./dosja.al