Fjalë Kyçe

E quajti këngëtar tallavaje pasi u nderua me medalje, Labinot Tahiri i reagon Arbana Xharrës

E quajti këngëtar tallavaje pasi u nderua me medalje, Labinot Tahiri i reagon Arbana Xharrës

Labinot Tahiri i ka reaguar Arbana Xharrës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ndarë para pak ditësh medaljen e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, deputetit të Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirit, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se këtë e ka bërë në respekt të punës së Tahirit, si dhe humanizmit të deputetit Tahiri.

Mirëpo ky fakt nuk i ka pëlqyer gazetares Arbana Xharra e cila në një nga opinionet e fundit të saj është shprehur e indinjuar lidhur me këtë mirënjohje që i është bërë Labit, duke thënë se ndjehet e ofenduar nga kryeministri se si një këngëtar i zhanrit tallava mund të shpërblehet me medaljen e heroit kombëtar.

Më pas nuk ka munguar reagimi i Labinot Tahirit në Instagram, postimin e të cilit pa ndërhyrje ua sjellim në vazhdim:

Kur kritikojnë ata që nuk bëjnë asgje për Shtetin dhe Shqiptarët!!! Unë jam shqiptar dhe krenohem me ty

Ani Arbana Xharra, me vjen mirë që ke bërë këtë reagim.

Më vje keq edhe që je shqiptare e fyer për çmimin që mu dha mua, “su dasht aq shumē por ani se pajtohesh”! Nëse ti jo, ka me miliona nëna shqiptare që krenohen me të bëmat e mia për vendin dhe shqiptarët!! Dikur pata bërë një shkrim për ty shumë pozitiv, pata marrë kritika të mëdha me sms e komente, por gabim nuk kam bërë sepse përmes shkrimit, vetem kam mbrojtur një nanë shqiiptare. “Unë nuk bëj filma e reklama duke i lënë familjet shqiptare me done e pa fustana”, ashtu siç keni shkruar për mua! Unë i dhuroj të gjitha nga vetja vetëm që ti kanë ato dhe të duken si femijet e mi dhe familja ime.

Harrova me të thënë: nuk mendoj se ke ndejt ndonjeherë me Skender Beun? Nëse ai nuk ka kënduar, këndon ky Skenderbeu që më dekoroi dhe ky e di mir si më shkon zani në të miren e Kombit , ti si din, por ky i di veprat e mia që nuk ke njohuri ti.

Edhe njëherë faleminderit Kryeministrit, për dekoratën në bazë të humanizmit tim, e jo si këngëtarë.
Sidoqë të jetë mllefosja juaj, le ta gjykojnë vetë shqiptarët këtë që ke shkruar për mua!

Faleminderit Arbana nga familja ime dhe mbarë ata që më njohin.

Do krenohesh me mua me kohë e do ma dhurosh edhe ti një medalje Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.