Fjalë Kyçe

E rëndë/ 28-vjeçarja nga Kosova goditet për vdekje nga vetura në Cyrih

E rëndë/ 28-vjeçarja nga Kosova goditet për vdekje nga vetura në Cyrih

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Cyrih të Zvicrës, ku për pasojë ka mbetur e vdekur një kosovare.

E përditshmja gjermane “Blick”, shkruan se aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 22:15, ku një veturë pasagjerësh ka goditur një grua e cila ishte duke ecur në trotuar.

Kjo media raporton më tej se pavarësisht ndihmës së dhënë 28-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

“Reporteri.net” merr vesh se viktima është një 28-vjeçare me inicialet F.K. me prejardhje nga Kamenica e cila ka mbetur e vdekur pasi është goditur nga një veturë.

Policia e qytetit të Cyrihut përmes një mesazhi ka bërë të ditur se shoqëruesi 28-vjeçar i të ndjerës dhe shoferi 25-vjeçar që ka goditur gruan janë dërguar në komisariat për të dhënë deklaratën e tyre.