Dje fshatin Skifteraj të Vitisë është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka treguar se është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti kishte rrahur me shkop druri dy djemtë e tij.
Nga sulmi, viktimat kanë pësuar lëndime trupore.
I dyshuari është me të meta psikike dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.