Bujar Sadiku nga Papri kujdeset prej dy vitesh për nënën e tij 85 vjeçare e cila është e paralizuar. Ai thotë që çdo ditë që kalon situata e tyre financiare bëhet akoma më e vështirë për t’u përballuar. Në kushtet kur çdo gjë është paralizuar për shkak të Koronavirusit, vëllezërit që ndodhen jashtë nuk e ndihmojnë dot më.
Ai vet trajtohet me ndihmë ekonomike 1800 lekë të reja në muaj. Ndërsa nëna merr pension 14 mijë lekë të reja. Vetëm në një muaj nënës sipas tij i duhet të blejë 13 mijë lekë të reja ilaçe. Sipas tij Njësia Administrative Papër i ka ndihmuar shumë pak. Vetëm dy ditë me parë ata sollën ndihma për komunitetin egjiptian, por nuk ndanë edhe për të edhe për nënën. Duke qenë se ata janë të ndarë. Ndihmat me makarona miell janë të papërfillshme me hallin që ka rënë.
Djali i cili kujdeset për nënën qan kur tregon se nuk ka as lekë për t’i blerë panolina, pasi i ka të domosdoshme. E jo më buka e gojës. Kjo situatë ka paralizuar çdo gjë. Ai e ka të pamundur të punojnë pasi gjatë gjithë kohës nëna ka nevojë për ndihmën e tij për ta ushqyer, pastruar dhe mjekuar. Ndaj ai kërkon ndihmën e Fiksit dhe të gjithë atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë për të dalë nga kjo gjendje.