Një grua 34 vjeçe ka vdekur pasi u prek nga një lloj i rrallë ethesh, që u shkaktua nga një kafshim prej miut që ajo e mbante si kafshë shtëpiake.
Simone Stapley, u kafshua në gisht nga kafsha dhe më vonë ju zhvillua një infeksion. Por znj. Stapley, nga Abingdon, Oxfordshire, nuk kërkoi ndihmë mjekësore – pavarësisht nga përkeqësimi i simptomave të saj.
Ajo vdiq katër ditë pasi u kafshua më 3 nëntor nga “ethet e kafshimit të miut”.
Sëmundja, e cila është shumë e rrallë në Britaninë e Madhe, transmetohet nga brejtësit që mbajnë bakteret nëpërmjet një plage ose lëkure të hapur. Simptomat përfshijnë të vjella, dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe ethe.