Fjalë Kyçe

E rëndë: vetura godet për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Lipjan

E rëndë: vetura godet për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Lipjan

Një fëmij 7-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Për këtë rast policia ka arrestuar ngasësin e veturës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësia e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”.

7-vjeçari ka vdekur rreth orës 17:30 pasi është dërguar në QKUK, por i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur.