Fjalë Kyçe

E rrahu dhe e largoi nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat, arrestohet ferizajasi

E rrahu dhe e largoi nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat, arrestohet ferizajasi

Një burrë nga Zborci i Shtimës është arrestuar sot rreth orës 2 të mëngjesit, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, pastaj duke e dëbuar nga shtëpia me gjithë vajza.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 01:50 stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Zborc të Shtimës është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Xh.S (M/K) 44 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat e tij.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.