Fjalë Kyçe

E rrahu një femër në rrugët e Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Të shtunën një femër është rrahur nga një mashkull në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së shtunës një femër është rrahur nga një mashkull.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në ora 23:27 në rrugën “Rrustem Statovci”, dhe deri te rrahja ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje, ku për pasojë viktima femër është sulmuar fizikisht nga një mashkull, shkruan lajmi.net.

Viktima si pasojë e plagëve të marra nga rrahja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.