Fjalë Kyçe

E rrahur, e maltretuar nga ish-burri, 30-vjeçarja kërkon strehim për vetën dhe fëmijën

E rrahur, e maltretuar nga ish-burri, 30-vjeçarja kërkon strehim për vetën dhe fëmijën

Fat i brishtë i femrës së dhunuara fizikisht e psiqikisht nga ish-burri e ka ndjekur S.K dhe fëmijën saj të vogël për vite me radhë.

Ajo rrëfen tmerri që përjetoi nga ish- burri, nga i cili thotë se vazhdon të ndjehet e kërcënuar.

“Jam viktimë e dhunës në familje, kam mujt me kanë si shumë gra të tjera e vdekur prej tij, por Zoti ka desht edhe nuk jam. Unë ende jam e rrezikuar nga ai. Ka tentu edhe për mem myt por Zoti ka dasht edhe kom shpëtu”, thotë ajo.

Pavarësisht të gjitha vuajtjeve të njëpasnjëshme hallin me të madh e ka strehimin për të dhe fëmijën.

“Unë kam nevojë për një strehim më së shumti, jo për veti, po për fëmijën. Se unë edhe qetu ku jam jam përkohësisht, nesër munden mem qit prej këtu. Nuk është e imja, nuk kam asgjë timen. Sa i përket fëmijës nuk po munden mem ndihmu se edhe ata për veti i kanë punët keq”, rrëfen tutje ajo.

Ajo thotë se duroi dhunë sistematike nga bashkëshorti për tri vjet rresht. Derisa tregon se i ruan ende dëshmitë e gjithë asaj që përjetoi edhe pse përjetim ishte tejet i rëndë.

(Pamje ku i janë thyer dhëmbët nga ish-burri i saj)

Po ashtu ajo tregon se e kishte lajmëruar rastin në polici dhe se ish-burri i saj ishte dënuar me burg për dhunë në familje, por që ai brenda kishte qëndruar vetëm një muaj dhe më pas e kishin liruar. Dhe tani që është jashtë grilave, ajo thotë se tërë kohen ndjehet e kërcënuar dhe nuk guxon të dal jashtë e vetme.

“Dhuna ka nisur kur jam kanë shtatzëne, ka fillu me ushtru edhe dhunë psikike, dalëngadalë edhe dhunë fizike edhe pse jam kanë shtatzënë, nuk e ka pas problem. Por, kam duru për shkak të fëmijës mos me e lanë pa babë si krejt ne shqiptarët qe e kemi. Për 3 vjet a më shumë ai ka vazhdua më ushtru dhunë ndaj meje si psiqikisht si fizikisht po edhe dhunë ekonomike, kur them ekonomike, d.m.th çka me ka dhanë familja jem mu të holla që më kanë ndihmu, ai mi ka marr edhe qato edhe i ka qu nëpër substanca narkotike”, ka thënë tutje ajo.

Këto janë vetëm disa nga fotografit që ajo ka arritur t’i bëjë nga dhuna që i është shkaktuar nga ish-burri i saj.

Ajo kërkon ndihmë për t’i siguruar një vendbanim afatgjatë, pasi për një kohë të shkurtër mund të mbetet në rrugë.

“Arsyeja pse nashta sot jetoj është fëmijë. Jam tu jetu të një familjar por jam përkohësisht, që sa here më ka thënë që duhet me liru vendin duhet me u largu nga kjo shtëpi. Jo njëherë po që sa herë po më thotë me e liru shtëpinë. Po po pres që nashta don Zoti ma bon një zgjidhje veç për strehim”, rrëfen tutje ajo.

Kushdo që ka mundësi ta ndihmoj, ju lutem të kontaktoni në numrin e telefonit 049 288 684

Po ashtu numri i xhirollogarisë bankare është si më poshtë:

(Sqarim: Lajmi.net nuk i ka publikuar të dhënat e sakta personale të të intervistuarës për shkak se e njëjta pohon se ndihet e kërcënuar me jetë nga ish-burri i saj). /Lajmi.net/