Fjalë Kyçe

E rrallë: Rrufeja godet në Shtime derisa po binte borë

E rrallë: Rrufeja godet në Shtime derisa po binte borë

Derisa po binte borë gjatë ditës së martë, në Davidoc të Shtimes ka goditur rrufeja, efekt ky që është i rrallë për stinën e dimrit.

Kosova që nga dita e martë është përfshirë nga reshjet e shiut, borës si dhe erërat e forta.

Në shumë qytete ka pasur reshje të mëdha të borës dhe erës që shkaktuan probleme.

Ndërkaq ditën e martë në Davidoc të Shtimes ka ndodhur një efekt i rrallë natyrore.

Atje ka rënë rrufeja derisa ishte duke rënë borë. Ky është një efekt që ndodh shumë rrallë gjatë dimrit, ndërsa rrufeja më shumë godet gjatë stuhive kur ka temperatura të larta, konkretisht gjatë verës.

Momenti kur rrufeja godet në Davidoc është xhiruar nga kamerat e sigurisë dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.