Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka shitur veturën e cila nuk ishte në pronësi të tij.
Rasti ka ndodhur të dielën e 4 gushtit ku i dyshuari pasi ka huazuar veturën pronë e viktimës dhe të njëjtën e ka shitur tek një person tjetër, ndërkaq i njëjti është arrestuar këtë të premte.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.