Fjalë Kyçe

E shtuna e 22-të me protesta në Serbi, a po i vie fundi Vuçiqit?

E shtuna e 22-të me protesta në Serbi, a po i vie fundi Vuçiqit?

Rrugët e Beogradit vazhdojnë të jenë të mbushura me protestues.

Edhe sot, për të 22-tën të shtunë me rradhazi, serbët kanë dalur në protesta kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Nën moton “një në pesë milionë”, protestuesit po i përkujtojnë Vuçiqit premtimet e papërmbushura .

Jo rrallë herë në këto tubime është përmendur edhe Kosovë,  si dhe rasti i vrasjes së ish-liderit të SPD-së, Oliver Ivanoviq.

Turmës së mbledhur sot pritet t’i drejtohen gazetarë të ndryshëm, të cilët do të flasin kundër siç e quajnë ata “regjimit të Vuçiq.