Fjalë Kyçe

E sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

E sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë. Atje është arrestuar një person nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE, Prishtinë 12.04.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”