Një fëmijë 7 vjeç, nga Hoça e Madhe e Rahovecit, po pretendon se është dhunuar për një muaj rresht nga fqinji i tij 70 vjet më i vjetër.
Nëna e djalit po thotë se djali është i gjithi me shenja në trup. Rasti është raportuar edhe në polici, e 72-vjeçari aktualisht gjendet në mbajtje.
Ditën e parë të shkollës 7-vjeçari N.P., nuk mundi që ta presë në banka shkollore bashkë me moshatarët e tij. Arsyeja është e frikshme. Ai dyshohet se u dhunua nga një person shumë më i moshuar se sa ai.
Bëhet fjalë për një 72-vjeçar me inicialet S.S. (emër i njohur për redaksinë), i cili sistematikisht për një muaj po dyshohet se e keqpërdori seksualisht të miturin N.P. Rasti është raportuar edhe në policinë e Kosovës. Këta të fundit e kanë arrestuar 72-vjeçarin.
Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e 7-vjeçarit i cili po dyshohet se u dhunua.
Nëna e tij, Trëndafile Keqi, 33 vjeç, ka dhënë detaje të frikshme rreth këtij rasti.
Ajo tregoi se djali të hënën i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk i ishte kthyer për më shumë se 24 orë. Ajo tha se djalin e kishte gjetur në një market në të cilin po qëndronte edhe 72-vjeçari.
Nëna e të miturit rrëfen për Express, se djali i ka thënë asaj se ishte ngacmuar seksualisht nga i moshuari i komunitetit serb në Kosovë, 72-vjeçari me inicialet S.S.
“Djali mu zhduk një ditë e disa orë nuk ishte në shtëpi. Unë dola me e kërkuar djalin. I ka 7 vjet. Në ora 6 pasdite kam dal me e kërku. Djali pardje ka dal nga shtëpia duke luajtur me shokët. Unë dje e kam gjetur atë”, thotë nëna e 7-vjecarit.
E mënyra se si e ka dhunuar 72-vjeçari të miturin 7-vjeçar po del të jetë e tmerrshme. Sipas viktimës, pra 7-vjeçarit, i moshuari ia kishte lidhur duart dhe e kishte kryer aktin. Dhunim sipas familjes të viktimës i mituri kishte pasur nga i moshuari edhe disa herë të tjera.
“Djali deri ka ardhur në shpi nuk më ka tregu se çka i ka ndodhë. Mi ka futë gishtat me ka kap prapa, më thoshte djali. Ai djalin e ka dhunu me zor. Trupin e pa pas me shenja djali. Djali më thoshte se ia ka lidhur duart edhe e ka dhunuar. Unë e kamë pa djalin, prapa ka qenë krejt i skuqur. Plaku e ka shtëpinë këtu afër nesh”, rrëfen nëna e 7-vjecarit.
E pas gjithë deklaratës që e mori nga djali, Trendafilja thotë se rastin e lajmëroi në polici.
“Unë e thirra policinë e ia tregova rastin. E kam të vetmin djalë. Kur unë e gjeta djalin rrinte me plakun. Djalin e kam pa lakuriq, bëj be qe ka qenë lakuriq. Unë djalin e kam të sëmurë. Ka epilepsi. Policia më treguan se e arrestuan”, sqaron nëna e të miturit.
Ndërkohë nisjen e hetimeve për këtë rast, për Gazetë Express, i ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha se i dyshuari është arrestuar.
“Dje pak para mesnatës në stacionin policor në Gjakovë ka ardhur ankuesja femër (nëna e të miturit) me akuzën se një person i lindur në vitin 1947 pra 72 vjeç ia ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 7 vjeç”, tha Podrimaj.
Sipas policisë, tashmë kanë nisur hetimet dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme për ta vërtetuar nëse fëmija është dhunuar me të vërtetë ashtu siç pretendon e ëma, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ekipet e policisë janë duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Podrimaj.
Fëmija 7 vjeç tani i është nënshtruar analizave mjekësore dhe po pritet përgjigje nga ana e mjekëve.
“Ndaj të miturit do të bëhen analizat nga ana e mjekëve ligjorë për t’i vërtetuar akuzat e nënës”, shtoi ajo.