Një person nga Nju Jorku aksidentalisht e ka shkelur gruan e tij me makinë vetëm disa momente pasi që e mbaroi larjen e makinës së tij.
Isabel Ramirez-Cohetero, 51 vjeçare dhe bashkëshorti i saj 50 vjeçar ishin duke e larë makinën e tyre të tipit Jeep Commander, në një pompë benzine në orën 12:15.
Çifti ishin gati për t’u larguar, por bashkëshorti kishte harruar që e kishte lënë në marshin për lëvizje mbrapa.
Ai nuk arriti që ta kontrollonte makinën dhe kështu i dha goditje përfundimtare gruas së tij, shkruan Daily Mail.
Ndërsa dëshmitarët që i ofruan ndihmë, tregojnë se“Një person hyri brenda në lokal duke qarë ‘Gruaja ime, gruaja ime, gruaja ime është në gjendje të rëndë. Thirrni ambulancën’ dhe vazhdoi ta përsëriste kërkesën për ta thirrur emergjencën” tha dëshmitari me iniciale BP.
Ai shtoi “Dola jashtë dhe e pash se gru aja ishte e shtrirë në tokë. Ai ishte i shokuar, qante pa u ndalur”.
Familja thanë se lajmi ka qenë shumë i rëndë për ta, por do ta bëjnë të pamundurën që ta mbështesin bashkëshortin e viktimës.