Një burrë është dënuar sot me 25 vjet burg për vrasjen e gruas së tij dhe djegien e trupit të saj.
Ngjarja e rëndë tronditi Francë në tetor të 2017, kur trupi pjesërisht i djegur i Alexia Daval u gjet në një zonë pyjore.
Bashkëshorti i saj Jonathann Daval, fillimisht e raportoi të humbur, duke i thënë policisë se kishte dalë për vrap dhe nuk ishte kthyer kurrë.
Por 3 muaj më vonë, ai pranoi se e kishte rrahur për vdekje.
Prokurorët thanë se çështja ishte një “krim thuajse i përkryer në familje”, dhe kërkuan burgim të përjetshëm.
Alexia Daval ishte një bankiere 29-vjeçare. Pas vdekjes së saj rreth 10 000 njerëz dolën në një protestë në qytezën e Gray duke kërkuar drejtësi.
Daval shfaqej duke qarë në konferencat e shtypit bashkë me prindërit e gruas, ndërsa tre muaj më vonë prokurorët thanë se kishte pranuar vrasjen. Ai fillimisht mohoi djegien e trupit, por e pranoi edhe atë një vit më vonë.