Dave Mitchell, 46 vjeç, u arrestua ditën e djeshme pasi hodhi gruan e tij Sukanda, 56 vjeç nga kati i shtatë i një apartamenti në Tajlandën lindore.
Gruaja e tij arriti të shpëtonte pasi u u rrëzua sipër një tende. Ajo i tha policisë se burri i saj anglez e kishte hedhur nga ballkon sepse po grindeshin me njëri-tjetrin.
Pasi ka mbërritur ambulanca, Sukanda është dërguar në spital me disa fraktura dhe me një thyerje krahu.
Dave Mitchell ka u shpreh për policinë se ishte në gjendje stresi. Ai ishte i shqetësuar pasi udhëtimet në Britani janë anuluar si pasojë e Koronavirusit dhe nuk mund të kthehej në vendin e tij. Mitchell është arrestuar dhe pritet të përballet me Gjykatën.