Fjalë Kyçe

E tmerrshme/ Një vajzë në Shtime tërhiqet zvarrë për flokësh nga moshatarja e saj

E tmerrshme/ Një vajzë në Shtime tërhiqet zvarrë për flokësh nga moshatarja e saj

Sipas informacioneve rrahja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” të këtij fshati.

Siç shihet në video, fillimisht ajo e godet me shkelma dhe grushte e pastaj edhe e tërheqë zvarrë nëpër rrugën e asfaltuar.

Në vendngjarje kanë qenë edhe disa persona tjerë të cilët nuk kanë ndërhyrë në konfliktin mes tyre, përveç njërës.

Ajo tenton t’iu afrohet që t’i ndajë mirëpo zmbrapset.

Në fund të videos, shihet se vajza në fund ia bllokon duart viktimës dhe shoqja saj vetëm ia largon kapuçin nga koka.

Sinjali merr vesh se në lidhje me rastin nuk është njoftuar Policia dhe ende nuk dihet motivi i kësaj përleshje.