Një grua ka rrahur burrin e saj në sy të pasagjerëve të një avioni pasi, sipas saj, ai po shihte një grua tjetër.
Në videon e shpërndarë në rrjet, e cila tashmë është bërë virale, dëgjohet zëri i një gruaje duke debatuar me partnerin e saj.
Zënka sa vjen e përshkallëzohet ndërsa pasagjerët dëgjojnë të habitur.
Në një moment gruaja e ‘xhindosur’ fillon ta ngrejë më shumë zërin dhe partneri çohet nga sedilja. Pikërisht në atë moment ajo e ndjek mbrapa dhe ia përplas laptopin në kokë.
Thuhet se zënka nisi pasi pasagjerja mendonte se partneri i saj i kishte vënë syrin një tjetre.
Më vonë u mor vesh se burri i dhunuar e kishte emrin Memo dhe të dy u detyruan të zbrisnin nga avioni për prishje të qetësisë dhe për përdorim të fjalëve të pasjellshme në bord.