Një 19-vjeçare nga Australia i është nënshtruar një procedure kozmetike për të bërë ndryshime në nofullën e saj, por që fatkeqësisht ndryshimet nuk ishin siç i kishte ‘ëndërruar’.
Sofia Marroquin shpërndau një video në TikTok të fytyrës së saj ‘drejtkëndore’ dhe reagimet e familjes dhe miqve të saj kur u kthye në shtëpi nga mjekimi ishin të shumta.
Video në fjalë brenda pak ditësh është shikuar miliona herë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
“Kështu që vetëm hodha disa gjilpëra të bukura në fytyrën time dhe familja ime nuk e di se çfarë kam bërë dhe unë jam gati të marr reagimet e tyre,” tha Sofia në video.