Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Vrau vëllain dhe e raportuan si vetëvrasje, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

E tmerrshme: Vrau vëllain dhe e raportuan si vetëvrasje, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Një 38 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të tij është vënë në pranga ditën e sotme nga policia kufitare e Hanit të Hotit.

Ai dyshohet se në vitin 2014 ka vrarë vëllain e tij dhe në momentet e para e kanë deklaruar si i vetëvarur.

Hani i Hotit, Shkodër

Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.terialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.