Fjalë Kyçe

E tmershme: Një vajzë në Prishtinë sulmohet nga pesë qenë endacakë

E tmershme: Një vajzë në Prishtinë sulmohet nga pesë qenë endacakë

Qentë endancakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e vendit tonë.

Jo pak raste,  ata kanë sulmuar edhe fëmijë, të cilët kanë përfunduar me lëndime, transmeton Indeksonline.

E një vajzë në Prishtinë, ka qenë cak i këtyre kafshëve. Një qytetar ka treguar në faqen Network Prishtina, se si motra e saj u sulmua nga 5 qenë endacakë, madje në mes të qytetit.

Ky është postimi i tij:

Pershendetje NP,

Motra ime edhe pse eshte shume e dashur ndaj qenve po edhe ka qen ne shtepi si dhe shumicen e ditve i ushqen duke shkuar ne pune eshte sulmuar ne qender te qytetit nga 5 qen me saktesisht tek Katedralja ne mes te dites.

Deri kur mo kshtu me vazhdu?
Po te ishte ndonje femije apo ndonje grua shtatezene ne ato momente qfare do te ndodhte?

Keto ngjarje te fundit duhet ti marrim me seriozitet me te madh!!

Para kesaj ngjarje ishin edhe shume femije te tjere te sulmuar.
Kesaj radhe ishte motra ime, po heren tjeter femija, motra, gruaja e kujt do te jete?