Fjalë Kyçe

E trishtë! Të martuar për 61 vjet, vdesin nga Covid të kapur për dore

E trishtë! Të martuar për 61 vjet, vdesin nga Covid të kapur për dore

Karolina e Veriut mbërriti një tjetër rekord të zymtë me 98 vdekje brenda 24 orësh nga Covid 19. Deri tani, gati 6000 vetë kanë humbur jetën nga pandemia në këtë shtet.

Mes tyre janë edhe Sherwood Pope dhe gruaja e tij, Doris. I cituar nga Foxneës, i biri Shelton Pope rrëfen se prindërit e tij ishin të martuar prej 61 vjetësh.

“Për ta, familja ishte gjithçka”, thotë ai; ishin gjithmonë të gatshëm të ndihmonin këdo që kishte nevojë, shton Shelton. Sipas tij, e ëma kishte nisur të ndihej keq pas Ditës së Falenderimeve.

Ajo rezultoi e prekur nga koronavirusi dhe shumë shpejt, mezi merrte frymë. Nuk vonoi shumë, dhe u pa se Sherwood gjithashtu ishte infektuar. Të dy u dërguan në spitalin UNC Rex, ku shtretërit e tyre u vendosën pranë njëri tjetrit.

“Ishte gjëja më e vështirë që dikush duhej të bënte. … Ata vdiqën duke u kapur për dore. Me sa duket, babai u largua i pari, dhe nëna një apo minuta më vonë”, tha Shelton. Në Karolinën e Veriut, personat e moshës 75 vjeç e lart përbëjnë 59% të vdekjeve. Ata ndërmjet 65 dhe 74 vjeç përbëjnë 23% të viktimave. Ky vend ka qenë thuajse I pandryshueshëm që prej muajit mars.