Fjalë Kyçe

E vodhi veturën, arrestohet nga policia

E vodhi veturën, arrestohet nga policia

Një person i dyshuar është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një veturë në rrugën ‘B’ në Prishtinë, njofton policia.

Pas informatës, njësitë policore janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti.

I dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri.

Rasti është iniciuar dhe shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/