Fjalë Kyçe

Ed Sheeran e tejkalon Adelen duke u bërë ylli më i pasur britanik nën moshën 30-vjeçare

Ed Sheeran e tejkalon Adelen duke u bërë ylli më i pasur britanik nën moshën 30-vjeçare

Ed Sheeran ia ka marrë kurorën Adeles duke u bërë ylli më i pasur britanik nën moshën 30- vjeçare.

Ylli 28-vjeçar i hitit “Shape Of You” pothuajse e ka dyfishuar pasurinë e tij gjatë vitit të kaluar, me ç’rast fitimet e tij enorme e rritën shumën nga 121 milionë dollarësh sa i kishte në vitin 2017 në madje 218 milionë dollarë, sipas “Rich List 2019” të revistës “Heat”.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Ed kanë ardhur nga turneu i tij dyvjeçar “Divide”, që është turneu më fitimprurës i të gjitha kohërave, shkruan KOHA Ditore. Ndërkohë falë aftësive të tij mbresëlënëse të shkrimit të këngëve, ylli i ka shitur 150 milionë këngë/single në të gjithë botën.

Ylli gjithashtu fitoi në honorarë nga këngët që ai i kishte shkruar për yjet, përfshirë Justin Bieber, Rita Ora dhe Anne-Marie.

Me largimin e Adeles nga vendi i parë ajo largohet krejtësisht nga lista – pasi që tani ajo është 31- vjeçare dhe nuk kualifikohet më për këtë listë.

Në vend të saj, në listë është Daniel Radcliffe, me një shumë të pasurisë në vlerë prej 115 milionë dollarësh, e cila vjen nga vitet kur e luante magjistarin e ri Harry Potter në franshizën filmike, ndërsa pasuria e ish-yllit të “One Direction”, Harry Styles, 25, është madje 82 milionë dollarë.