Fjalë Kyçe

Ederson komenton ‘foton e tij’ në gjysmë të fushës ndaj Man Utd: E bëj shpesh, e vërejtët sepse ishte derbi

Ederson komenton ‘foton e tij’ në gjysmë të fushës ndaj Man Utd: E bëj shpesh, e vërejtët sepse ishte derbi

Portieri i Manchester City, Ederson Moraes ka dhënë disa komente për ndeshjen e fundit ndaj Manchester United.

Braziliani u pyet nga mediat për pamjet në fjalë dhe tha se është një gjë që pëlqen ta bëjë në çdo ndeshje (të qëndrojë në gjysmë të fushës).

Ederson shpjegoi se është pjesë e kërkesave të trajnerit dhe njerëzit e vërejtën këtë vetëm për shkak se ishte një derbi.

“E kam parë atë fotografi pas ndeshjes. Kam qenë në atë pozicion në momente të ndryshme, qoftë korner, rivënie anësore, unë gjithmonë synoj të luaj lart për të mbyllur kundër-zbritjet”, ka thënë Ederson, transmeton lajmi.net.

“Është diçka që e bëj gjithmonë nëpër ndeshje, por ndonjëherë njerëzit nuk e vërejnë. Pasi ishte derbi, më shumë njerëz e vërejtën. Kjo është mënyra se si luaj unë. Pep kërkon të luajë më lart dhe ka ndeshje kur luaj më shumë me këmbë sesa me duar, duhet të jem i përgatitur për gjithçka”, shtoi braziliani.

Ederson ka qenë pikë kyçe e skuadrës së Pep Guardiola gjatë sezoneve të fundit. Loja e tij me këmbë është e shkëlqyer dhe ndihmon në shmangie të presingut të kundërshtarëve.