Fjalë Kyçe

Edhe 195 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe 195 raste të reja me koronavirus në Kosovë

IKSHPK ka bërë të ditur se të hënën në Kosovë janë konfirmuar 195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu 44 persona janë shëruar.

Sipas IKSHPK, katër viktimat e sotme e çojnë në 79 numrin e deritashëm të personave që kanë humbur jetën nga COVID-1 9 në Kosovë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 3,703.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.