Fjalë Kyçe

Edhe AAK paralajmëron dërgimin e presidentit në Kushtetuese

Edhe AAK paralajmëron dërgimin e presidentit në Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka mbështetur propozimin e NISMA-s për dërgim në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së emërimit të përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare në KQZ.

Isufi, në një konferencë për media mohoj se kanë marrë ftesë nga Presidenti Hashim Thaçi, për dekretimin e anëtarit të tyre në KQZ.

“Konsiderojmë se gjashtë Grupet Parlamentare duhet të jenë të përfaqësuara në KQZ, prandaj nuk duhet anuluar asnjë nga Grupet Parlamentare.

Nëse Presidenti nuk ju dërgon gjashtë grupeve parlamentare ftesë atëherë normalisht që do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Isufi.

Shefi i GP të AAK-së tutje u shpreh se me kërkesë të Presidentit të gjitha Grupet Parlamentare kanë dorëzuar emrat e përfaqësuesve të tyre në KQZ, andaj sipas tij kryetari i shtetit është i obliguar të bëjë dekretimin e tyre.

“Presidenti duhet ta kryej rolin e vet duke pasur parasysh që gjashtë Grupet Parlamentare duhet të kenë nga një anëtar në KQZ”, u shpreh ai.