Edhe Chelsea la siguruar kalimin për në çerekfinale, që ia doli vetëm pas goditjeve të penalltive në sfidën ndaj Southampton.
90 minuta u mbyllën 1-1.
Havertz shënoi për londinezët në pjesën e parë, ndërsa miqtë barazuan me anë të Che Adams.
Nga penalltitë, Chelsea fitoi 4-3.
Nga pika e bardhë gaboi Mount për Chelsean dhe Walcott e Smallbone për Southampton, që ishte në këtë transfertë pa sulmuesin Armando Broja, pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që shqiptari të mos luajë kundër skuadrës së Tuchel. / Express