Fjalë Kyçe

Edhe dy ditë për paraqitjen e kandidatëve për kryetarë komunash në veri të Kosovës

Edhe dy ditë për paraqitjen e kandidatëve për kryetarë komunash në veri të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komuna të pjesës veriore të Kosovës, që do të mbahen më 19 maj. Paraqitja e kandidatëve duhet të bëhet deri më 18 prill, pra ka afat vetëm edhe vetëm dy ditë. Votuesve jashtë Kosovës u është bërë thirrje që të regjistrohen në listat e zgjedhësve, transmeton Koha.net.

Zgjedhjet në këto katër komuna – Leposaviq, Mitrovicë veriore, Zveçan e Zubin Potok janë shpallur për datën 19 maj, pasi në nëntor të vitit të kaluar kryetarët e tyre dhanë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia, por edhe nga Bosnja e Hercegovina.

Pas takimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është njoftuar se ata do të marrin pjesë në zgjedhje.

Siç ka deklaruar anëtari i KQZ-së, Stevan Veselinoviq, fushata e kandidatëve do të zgjasë nga 13 deri më 17 maj, ndërsa regjistrimi i votuesve fillon më 25 prill dhe vazhdon deri më 30 prill, transmeton Koha.net.