Fjalë Kyçe

Edhe dy fëmijë të tjerë dyshohet se janë dhunuar nga 20 vjeçari

Edhe dy fëmijë të tjerë dyshohet se janë dhunuar nga 20 vjeçari

Edhe dy persona të tjerë, fëmijë, të komunitetit rom janë duke u intervistuar në këto momente në policinë e Kosovës, stacioni në Fushë Kosovë në cilësinë e viktimave të cilët dyshohet se janë dhunuar seksualisht nga 20-vjeçari Sefedin Osmani, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express ka qëndruar në stacionin policor në Fushë Kosovë aty ku po intervistohen këta të mitur, të dy këta nën moshën 15-vjecare.

Ata po i japin deklaratat e tyre në cilësinë e viktimave pranë policisë.

Ndërkohë prokuroria në seancën e mbajtur sot ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin për  dhunimin e pastaj vrasjen e 9-vjecarit Kujtim Veseli.