Fjalë Kyçe

Edhe Kosova ndalon aeroplanët “Boeing 737” qarkullimin në hapësirën e vet ajrore

Edhe Kosova ndalon aeroplanët “Boeing 737” qarkullimin në hapësirën e vet ajrore

Kosova e ka ndjekur shembullin e disa shteteve tjera duke e ndaluar qarkullimin e të gjithë aeroplanëve të tipit “Boeing 737-8 MAX” mbi hapësirën e saj ajrore për shkak të dy aksidenteve ajrore me aeroplanë të këtij modeli, ku mbetën të vdekur më shumë se 340 persona.

Mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës është ndaluar edhe fluturimi i avionëve të tipit “Boeing 738-9 MAX”.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX”, thuhet në një njoftim të AACK’së.

Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rradhës, ka bërë të ditur AACK.
Përpos Kosovës, edhe Britania e Madhe, Australia dhe Singapori kanë marrë vendim të martën që të anulohen të gjitha fluturimet që janë paraparë të kryhen me aeroplanët e sipërpërmendur.