Fjalë Kyçe

Edhe krerët shtetërorë të ‘izoluar’

Edhe krerët shtetërorë të ‘izoluar’

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në INTERPOL etj.

Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë zhvilluar mesatarisht nga një vizitë në muaj.

Gjersa kreu i shtetit më së shumti ka udhëtuar deri në tri herë brenda muajit, kryetari i Kuvendit jashtë territorit të Kosovës ka dalë më së shumti dy herë në muaj, shkruan Zeri.

Ndërkaq më së paku gjatë këtyre muajve ka udhëtuar shefi i ekzekutivit, i cili nuk ka realizuar më shumë se një vizitë zyrtare brenda 30 ditëve. Madje gjatë muajit janar të këtij viti i pari i Qeverisë nuk ka udhëtuar asnjëherë jashtë vendit.