Fjalë Kyçe

Edhe Majlinda Kelmendi nominohet për çmimin “Femra më me influencë në Kosovë”

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është nominuar në “Global Woman Summit 2019” për çmimin “Femra më me influencë në Kosovë”, shkruan lajmi.net.

Në faqen e tyre ata i kanë shkruar disa fjalë për xhudisten kosovare e cila është kampione e dyfishtë botërore.

Majlinda Ismet Kelmendi është një xhudiste e Kosovës dhe një kampione e dyfishtë botërore me dy tituj evropianë.

Ajo konkuron në kategorinë e peshës prej 52 kg. Në 2014, Majlinda kryesonte listën e rangjeve botërore të Prestigës së grave të IJF dhe u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me “Medaljen Presidenciale të Meritës, shkruan në përshkimin që i  ka bërë “Global Summit of Women”.

Për të njëjtin çmim është nominuar edhe këngëtarja Adelina Ismaili.